Insajderi
Insporti

“Sekreti” i Gyokeres? Tifozi befason me deklaratën: Forca e tij vjen nga… birra

Insajderi
01 July 2026 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Sekreti” i Gyokeres? Tifozi befason me deklaratën: Forca e tij vjen nga… birra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tifoz ka habitur me përgjigjen e tij kur u pyet për Viktor Gyokeres, duke pretenduar se sekreti i formës së jashtëzakonshme të sulmuesit suedez nuk është palestra apo stërvitja, por… birra.

GOAL pyeti disa tifozë që ta përshkruanin Gyokeres me vetëm një fjalë. Katër përgjigjet e para ishin pikërisht ato që priteshin për një sulmues që udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të Premier League në sezonin e tij të parë.

“Amazing”, tha një tifoz.

“Beast”, u përgjigj një tjetër.

“Është tashmë një legjendë”, shtoi i treti.

“Vrasës para portës”, ishte përshkrimi i tifozit të katërt.

Por përgjigjja e tifozit të pestë i habiti të gjithë.

“Birrë”, tha ai me bindje.

Gazetari mendoi se nuk e kishte dëgjuar mirë dhe e pyeti sërish:

“Birrë?”

“Po, birrë. Ky është sekreti i tij. Pi shumë birrë dhe prandaj është kaq i fortë”, u përgjigj tifozi, plotësisht serioz.

Deklarata e tij shkaktoi të qeshura, por statistikat e Gyokeres tregojnë se suksesi i tij lidhet shumë më tepër me talentin, punën dhe paraqitjet e tij në fushë sesa me teorinë e tifozit.

Sulmuesi suedez iu bashkua Arsenalit nga Sportingu verën e kaluar dhe zhvilloi një sezon fantastik, duke ndihmuar “Topçinjtë” të fitojnë titullin e Premier League. Ai ishte ndër futbollistët më në formë në Evropë dhe vazhdoi me paraqitje të shkëlqyera edhe në Kupën e Botës 2026 me Suedinë, para se kombëtarja e tij të eliminohej nga Franca në fazën e 1/16 së finales.

Megjithatë, një gjë mbetet e sigurt: nuk ka asnjë provë që sekreti i suksesit dhe forcës së Viktor Gyokeres është… birra.

@goalfanzone Describe Viktor Gyokeres in one word 👇 #football #worldcup #fifaworldcup #arsenal #premierleague ♬ original sound – GOAL's FanZone


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark