×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sekuestrimi i villave në Brezovicë- Maloku tregon detaje nga vazhdimi i aksionit

    Insajderi
    12 October 2022 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe sot është duke vazhduar operacioni i sekuestrimit të villave në Brezovicë. Prokurua Themelore e Ferizajt ka njoftuar dje se janë rreth 100 villa që do të sekuestrohen në Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”.

    Dje janë sekuestruar një pjesë e madhe e tyre ndërsa operacioni ka vazhduar edhe sot. Prokurori i rastit Rasim Maloku ka konfirmuar për Insajderin se aksioni po vazhdon në zonën e dytë.

    “Po edhe sot po vazhdon operacioni i sekuestrimit të villave”, tha ai.

    I pyetur se sa villa janë sekuestruar deri me tani, Maloku nuk tregoi për numrin pasi tha që janë duke vazhduar.

    “Ju njoftoj me vonë”, tha ai./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark