Sekuestrohen 1 milion euro pasuri të Redjan Rrahjas dhe makina e Kejvina Kthellës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 1 milion euro pasuri të Redjan Rrahjas dhe makina e Kejvina Kthellës

    Insajderi
    11 December 2024 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

    Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
    Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
    Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
    Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
    Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
    Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
    Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
    Një orë dore (Rolex).
    Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

    Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark