Policia shqiptare ka sekuestruar një sasi prej 400 kg marihuanë në veri të Otrantos. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim dhe me policinë italiane Guardia di Finanzia.
Pas sinjalizimit të policisë së Shtetit shqiptar, mëngjesin e 1 janarit në veri të Otrantos, në Torre Chianca, patrulla e Guardia di Finannza se Pulias ka zbuluar në breg të detit një gomone me rreth 300 deri 400 kg marihuanë.
Gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur të humbiste gjurmët për disa orë.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik./Top Channel/