Insajderi
Lajme

Sekuestrohen mbi 12 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Insajderi
14 December 2024 - 15:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohen mbi 12 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar rreth 12 mijë euro gjatë kontrollit në një veturë me vozitës serb në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Policia ka bërë me dije se të premten gjatë një kontrolli, policia në një automjet me targa të Serbisë, ka hasur 12 mijë e 240 euro dhe 300 franga zvicerane, si monedha të padeklaruara.

“Me datën 13.12.2024, rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të RKS-së, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar (Policia Kufitare & Dogana e Kosovës), të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 (dymbëdhjetëmijë e dyqind e katërdhjetë) euro dhe 300 (treqind) franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara. Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme” – thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark