Insajderi
Lajme

Sekuestrohen mbi 9 kilogram substancë narkotike marihuanë në Popoc të Gjakovës, arrestohet një shtetas turk

Insajderi
22 September 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohen mbi 9 kilogram substancë narkotike marihuanë në Popoc të Gjakovës, arrestohet një shtetas turk
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje, gjatë patrullimit dhe punës intensive në terren të njësiteve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendi ku ishin fshehur disa lëndë narkotike.

Sipas një njoftimi për media thuhet se persona të dyshuar, një natë më parë, përderisa ishin nën ndjekje nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe kishin braktisur automjetin.

“Në vendin e ngjarjes, në fshatin Popoc-Gjakovë (zonë e brezit kufitar), person/a të dyshuar kanë fshehur dhe kanë braktisur tri (3) çanta dhe një qese, të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, në sasi prej nëntë kilogramë e katërqind gramë (9400 gramë). Një i dyshuar, shtetas i huaj turk, pasi ishte identifikuar është arrestuar nga njësitë policore në Prishtinë dhe Mitrovicë e jugut, të cilët ishin në asistim policor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante dhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelorë në Gjakovë, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘blerje, posedim, shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike’, përderisa pas intervistimit personi është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark