×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohen njëzet e pesё motoçikleta nga Policia nё Pejё

    Insajderi
    10 May 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar me datën 08.05.2024, nё qytetin e Pejёs.

    Nё kёtё plan i cili do tё vazhdoj tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.Me datë 08.05.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: Njёzet e pesё (25) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

    Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

    Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark