Insajderi
Lajme

Tiranë: Sekuestrohen pasuri 200 mijë euro të dy të dënuarve për drogë

Insajderi
10 February 2026 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tiranë: Sekuestrohen pasuri 200 mijë euro të dy të dënuarve për drogë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Tiranës ka njoftuar sekuestrimin e pasurisë me vlerë 200 000 euro, në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Në kuadër operacionit “Burimi” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan A2-shi.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark