Insajderi
Shqipëri/Rajon

Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro, ja kujt i përkiste

Insajderi
20 October 2022 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro, ja kujt i përkiste
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia i ka sekuestruar apartamentin me vlerë 270 000 euro, Marsel Korreshit, pasi dyshohet se ka përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Korreshi ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 000 euro, i dyshuar i përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera nga një 32-vjeçar.

Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së shtetasit M. K., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i një pasurie të paluajtshme (apartament në Tiranë), me vlerë 270 000 euro.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark