Insajderi
Lajme

Sekuestrohet një armë zjarri në një Lamborghini në Ferizaj

Insajderi
10 July 2026 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohet një armë zjarri në një Lamborghini në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi Policia e Kosovës i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri gjatë një kontrolli në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 9 korrik 2026, rreth orës 19:20, në rrugën “Enver Topalli”, ku një patrullë e Stacionit Policor në Ferizaj ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.

Gjatë kontrollit, te pasagjeri i automjetit, V.S., 32 vjeç, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari, pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark