Insajderi
Lajme

Sekuestrohet një pushkë automatike, dy pistoleta dhe municion në Rahovec

Insajderi
08 October 2026 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohet një pushkë automatike, dy pistoleta dhe municion në Rahovec
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se sot, mbi bazën e informatave inteligjente lidhur me dyshimet për posedim të paautorizuar të armëve, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Rahovec kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, me ç’rast kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin dhe të dyshuarin.

Me pëlqimin e të dyshuarit dhe udhëzimin e prokurorit është ushtruar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar:

· një (1) pushkë automatike;

· dy (2) pistoleta;

· 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër (4) karikatorë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec për intervistim dhe në koordinim me prokurorin të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është liruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark