Petrit Selimi, ish-kryediplomat, ka reaguar lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë, në prag të shpalljes së aktgjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Në një postim në platformën ‘X’, Selimi ka kritikuar procesin gjyqësor, duke thënë se asnjë diplomat apo jurist ndërkombëtar dhe amerikan që, sipas tij, ka qenë i përfshirë në themelimin e këtij procesi, nuk po e mbron sot mënyrën se si po zhvillohen procedurat gjyqësore, shkruan Insajderi.
“Asnjë diplomat apo jurist ndërkombëtar/amerikan që ishte i përfshirë një dekadë më parë në themelimin e kësaj farse, sot nuk po i mbron procedurat e saj. Disa prej tyre kanë dalë publikisht dhe u kanë kërkuar falje kosovarëve për rolin e tyre në këtë turpërim”, ka shkruar Selimi.
Aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. /Insajderi.org/
Not a single international / American diplomat or lawyer who was involved a decade ago in establishing this charade is today defending its proceedings. Some of them have come out publicly apologizing to Kosovars for their role in this obscenity. https://t.co/JdrGj5sdle
— Petrit Selimi (@Petrit) September 15, 2026