Selimi: Kosova kurrë s’ka pasur pushtet ma të poshtër pasluftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Kosova kurrë s’ka pasur pushtet ma të poshtër pasluftës

    Insajderi
    20 December 2016 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se, që nga paslufta Kosova kurrë nuk ka pasur Qeveri më të poshtër.

    “Kosova nuk ka pasur kurrë pushtet ma të poshtër që nga paslufta”, ka thënë Selimi, gjatë fjalimit të tij para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohej për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

    Ai ka thënë se fjalimet e deputetëve të koalicionit nisën me fjalime ngushëlluese për familjen Dehari, të cilat ai i ka quajtur hipokrizi.

    Selimi habitet me atë që, siç tha ai, kur LDK-ja i bëhet avokat i PDK-së.

    Në këtë drejtim, Selimi ka thënë se ky pushtet është përgjegjës për arrestimin e aktivistëve; mbajtjen e paligjshme të tyre në burg; për vdekjen e Astrit Deharit dhe për fshehjen e provave gjatë procesit te ekzaminimit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark