Selimi nuk beson se ka kampe të rekrutimit të ISIS-it në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi nuk beson se ka kampe të rekrutimit të ISIS-it në Kosovë

    Insajderi
    30 May 2016 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Petrit Selimi, ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme, ka thënë se nuk ka dhe nuk beson se ka kampe të ISIS-it në Kosovë.

    Kjo deklaratë e tij erdhi pasi vetëm disa javë më parë ishte raportuar në medie për kampe të rekrutimit të të rinjve kosovarë për të luftuar në Shtetin Islamik. Megjithatë, Selimi nuk beson se ka pasur kampe të tilla në Kosovë.

    “Nuk mund të them se ka kampe dhe nuk kam njohuri që ka pasur kampe të ISIS-it dhe nuk besoj”, ka thënë fillimisht ai.

    Por ai ka pranuar se disa imamë kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe se ekstremizmi është rritur.

    “Është rritur ekstremizmi dhe askush nuk e mohon dhe është e vërtetë që ne Bashkësitë Islame të Kosovës ka pasur lëvizje që disa imamë kanë përdorur gjuhë të urrejtjes”, ka thënë ai në Info Magazine, njofton Klankosova.

    Ai është shprehur se është kërcënuar për radikalizmin islamik derisa ka thënë se në Kosovë ndahet shteti dhe feja. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark