×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video / Emisione

    Selimi: Nuk dua t’i dëgjojë duke u ankuar për Specialen, ata që vetë e kanë krijuar

    Insajderi
    09 October 2020 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Vet fakti se Specialja është një gjykatë që ka të bëj vetëm me shqiptarët tregon se ku e ka qëllimin. Por, unë jam i sigurt se e vërteta do të jetë në anën e UÇK-së dhe të së drejtës”.

    Kështu ka deklaruar, Rexhep Selimi ish-pjesëtar i UÇK-së.

    Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, ai ka thënë se i dhimbset koha dhe çmimi që luftëtarët e lirisë po e paguajnë padrejtësisht.

    “Nuk është e lehtë me u përballë ne si ish-luftëtarë me diçka që nuk kemi pasur të bëjmë. Atje përballë është një armik i shtetit tonë. Nuk është dashur të krijohet Gjykatë Speciale aq më tepër në baza etnike dhe në paragjykim të luftës së drejtë. Tani me të po përballen edhe ata që e kanë krijuar vet. Nuk do doja t’i dëgjoja duke u ankuar për këtë gjykatë ata që e kanë krijuar”, ka shtuar Selimi.

    Emisioni i plotë këtu:

    http://video.gjirafa.com/dhoma-rrefimit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark