Insajderi
Show

Selin zbulon super dhuratën e Gimbos

Insajderi
08 September 2026 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Selin zbulon super dhuratën e Gimbos
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka ndarë disa detaje nga jeta e saj pas përfundimit të reality show-t, duke folur për marrëdhënien me Gimbon, jetën e saj personale, por edhe për planet e reja në televizion.

E ftuar në një intervistë Selin ka treguar për marrëdhënien e saj me Gimbon dhe për mënyrën se si ai e ka surprizuar për ditëlindje. Ajo tregoi se për 24-vjetorin e saj, Gimbo i kishte përgatitur plot 24 dhurata, një për çdo vit të jetës së saj.

Mes tyre, dhurata më e shtrenjtë ishte një makinë e re. Selin bëri të ditur se nuk kishte dashur t’i ekspozonte këto dhurata në Instagram, pasi është shumë e kujdesshme me mënyrën se si ndan jetën e saj private me publikun.

Ajo e përshkroi Gimbon si një person shumë bujar dhe zemërgjerë, duke treguar se gjatë sezonit veror kishte qenë një mbështetje e madhe për të. Edhe pse kishte dashur të bënte pushime, kjo nuk kishte qenë e mundur, por Selin tha se ishte shumë e lumtur për suksesin që Gimbo kishte pasur gjatë verës.

Selin u ndal edhe te vëmendja që ka marrë pas “Big Brother”, duke pranuar se bashkë me të kanë ardhur edhe shumë komente e thashetheme. Ajo ka treguar se ka dëgjuar njerëz që e kanë cilësuar si mendjemadhe, arrogante apo që nuk u flet më të tjerëve, por i ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se në këtë aspekt jeta e saj nuk ka ndryshuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark