×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Selmanaj thotë se departamenti që ka qenë po e bëjmë në Gjykatë Administrative, do ta tregojë koha

    Insajderi
    12 March 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për themelimin e Gjykatës Administrative derisa për këtë çështje ishte e thirrur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

    Ai ka thënë se për çështjet administrative janë marrë departamente të veçanta brenda gjykatave themelore të vendit.

    “Departamenti që ka qenë po e largojmë po e bëjmë në Gjykatë Administrative koha do ta tregojë a do të jetë më keq apo më mirë, këtë koha do ta tregojë”.

    “Departamentet nuk kanë qenë funksionale sipas botëkuptimeve të qeverisë po si të jetë fundi do të mbetet të shihet”, ka thënë Selmanaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark