Plot të papritura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fifi është sëmurur nga disa probleme të vogla me stomakun.
Të gjithë banorët e Big Brother Albania Vip i erdhën në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.
Kjo situatë u perjetua shumë keq nga Fifi e cila shpërtheu në lot.
“Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”- tha Fifi.
“Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu që mos u shqetëso”- iu përgjigj Arjola Demiri.
Ndërkohë Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë të gjithë banorët të punonin nga pak.