Senati amerikan e konfirmoi kryesuesin e hetimeve për përzierjen ruse në zgjedhje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Senati amerikan e konfirmoi kryesuesin e hetimeve për përzierjen ruse në zgjedhje

    Insajderi
    26 April 2017 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë e ka konfirmuar Rod Rosenstein për zëvendësprokuror të përgjithshëm, pasi për të votuan 94 vetë, ndërsa kundër ishin vetëm 6 senatorë.

    Ky prokuror me përvojë të gjatë do ta mbikëqyrë hetimin e Departamentit të drejtësisë lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr pas zbulimeve se kishte pasur kontakte të panjohura me ambasadorin rus, vitin e kaluar.

    Njëherësh, Komiteti i drejtësisë i Senatit ka shpallur se dy ish-zyrtarë të administratës Obama, drejtori i inteligjencës, James Clapper, dhe zëvendësprokurorja e përgjithshme, Sally Yates, do të dëshmojnë më 8 maj në hetimin e komitetit për ndërhyrje të dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

    Senatori republikan, Lindsay Graham, që është anëtar i këtij komiteti, tha se dëshiron të bisedoj me ish-zyrtarët Clapper dhe Yates, nëse ata kanë pasur njohuri për urdhrin e gjykatës për lejimin e agjencisë FBI për monitorimin e komunikimeve të këshilltarit të fushatës së Donald Trumpit, Carter Page, në vitin 2017.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark