Insajderi
Biznes

Senati miraton marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada

Insajderi
17 January 2020 - 13:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara me Meksikën e Kanadanë (USMCA) tashmë pritet të shkojë tek Presidenti Donald Trump për t’u nënshkruar në ligj.

USMCA-ja zëvendëson marrëveshjen 25-vjeçare të tregtisë së lirë mes vendeve të Amerikës së Veriut, e njohur si NAFTA. Në të përfshihen rregulla të reja për prodhimin e automjeteve, tregtinë elektronike si dhe lidhur me fuqinë punëtore.

Projektligji u miratua në muajin dhjetor nga Dhoma e Përfaqësuesve me mbështetjen e të dyja palëve pasi u përfshinë fillimisht ndryshimet e propozuara nga demokratët lidhur me dispozita të zbatimit të saj, mjedisit, farmaceutikën dhe fuqinë punëtore.

Votimi në Senat u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve politike në lidhje me procesin e gjykimit të Presidentit Trump në kuadër të procesit që synon shkarkimin e tij.

Marrëveshja e re tregtare duhet të ratifikohet edhe nga Kanadaja. Parlamenti i këtij vendi pritet të zhvillojë votim mbi këtë çështje më vonë gjatë këtij muaji.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark