Senatorja franceze Nathalie Goulet ka thënë se sulmet në Francë janë shndërruar në ankth për të gjithë dhe se ka sulmi i mbrëmshëm ka ndodhur në qytetin e Nicës, që konsiderohet si qytet shumë I sigurt.
Goulet, që është kryetare e komitetit të senatit për çështje të sigurisë, ka thënë: “Pyetja këtu është: A mundemi që t’i parandalojmë këto sulme? Dhe përgjigja ime për fat të keq është jo.”
Sipas saj, fokusi duhet të vihet tek shërbimet inteligjente “sepse ne nuk mund të vendosim një polic pas çdo qytetari,” ka shtuar ajo, njofton BBC.
Si pasojë e një sulmi në qytetin Nicë të Francës, së paku 84 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar. /Insajderi.com