
Sem Steijn, mesfushori sulmues 23-vjeçar i Twentes, po shkëlqen në sezonin 2024/25 me 27 gola dhe 6 asistime në 41 paraqitje mes Eredivisie, Kupës së Holandës, Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës me një mesatare më të madhe se një gol çdo dy ndeshje.
Në kampionat ai kryeson renditjen e golashënuesve me 23 gola, duke lënë pas konkurrentë që luajnë si sulmues.
I rritur në akademinë e ADO Den Haag, Steijn kualifikohet si një mesfushor qendror me prirje sulmuese të forta.
Në sezonin 2019/20 ai fitoi përvojë me huazimin te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara, por rikthimi te Twente nën drejtimin e trajnerit Joseph Oosting i dha hapësirën ideale për t’u shndërruar në liderin e skuadrës.
Babai i tij, Maurice Steijn—ish-mesfushor dhe aktualisht trajner i Sparta Rotterdam—ka luajtur rol kyç në zhvillimin e tij, ndërsa idhulli i tij, Ruud van Nistelrooij, ka frymëzuar stilin e tij para porte.
Suksesi i tij ka ngjallur interesim të madh në treg. Sipas gazetës “De Telegraaf”, Interi dhe Roma kanë kërkuar informacione për Steijn, por Feyenoord udhëheq garën me një ofertë fillestare prej 10 milionë eurosh.
Me kontratë të rinovuar deri në vitin 2028, lëvizja e tij verën e ardhshme duket çështje kohe, duke vënë në fokus potencialin e jashtëzakonshëm që ky talent 23-vjeçar po tregon në Holandë.
Italia është bërë një destinacion i preferuar i lojtarëve holandez, ku shumë të tillë luajnë në Serie A me plotë sukses.