Qytetarët serb të Kosovës duan që zgjedhjet e Republikës së Serbisë të mbahen edhe në Kosovë. Këtë ata po e kërkojnë përmes një peticionin të cilin e kanë dorëzuar në Parlamentin e Serbisë, ku kërkojnë nga kryetarja Maja Gojkoviq.
Kështu ka thënë kryetari i këshillit komunal të Partisë Demokratike të Serbisë në Mitrovicë, Nemanja Jakshiq.
“Populli përmes këtij peticioni ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve komunale në veri dhe në jug të Kosovës, në mënyrë që të shtrihet ndikimi i Qeverisë dhe ligjeve të Serbisë”, u ka thënë Jakshiq gazetarëve në Beograd, njofton Insajderi.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slavisha Ristiq, ka thënë se nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë ky peticion te Komisioni i Zgjedhjeve të Serbisë, por pritet që zgjedhjet të mbahen edhe në Kosovë.