×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Serbët e mbledhur në Zveçan vendosin flamuj në pengesat e përforcuara të KFOR-it

    Insajderi
    31 May 2023 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë të spitalit të Mitrovicës së Veriut i janë bashkuar serbëve të tjerë të mbledhur në Zveçan.

    Në qytetin ku të hënën pati sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it që rezultuan me lëndimin e 30 ushtarëve, sot janë mbledhur një numër shumë i madh serbësh, raporton T7.

    Punëtorët shëndetësorë po qëndrojnë në rreshtat e parë, para pjesëtarëve të KFOR-it.

    KFOR-i i ka shtuar masat e sigurisë përreth objektit komunal në Zveçan, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një, njësoj sikurse në Leposaviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark