Një varg shtëpish në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë u ndërtuan nga Qeveria e Kosovës për serbët, tash e 13 vite. Kjo si mënyrë për tërheqjen e këtij komuniteti që të kthehen në Kosovë.
Por, serbët nuk iu përgjigjën kësaj thirrje edhe pse i patën shtëpitë e reja e të mobiluara komplet. Jo vetëm se nuk u kthyen, por u siguruan që këto shtëpi mos të jenë të banueshme as për të tjerët.
Një banor, ka thënë se në këtë fshat para luftës së fundit ishin rreth 60 shtëpi me serbë, e më pas 25 prej tyre u braktisën. Por Ferki Maxhuni deklaroi se shqiptarët që i larguan ata nga fshati e Kosova. Bile ai thekson se fqinjët e tij serbë ishin ata që i larguan nga këtu shqiptarët.
Edhe vetë serbët s’po duan të kthehen më në këtë fshat. Gani Maxhuni thotë 12 prej tyre tashmë i kanë shitur tokat.
E as kryetari i komunës së Vushtrrisë më nuk do investojë për ndërtimin e shtëpive këtu, apo në Dolak e Sllatinë.
Lidhur me dëmtimin e shtëpive të ndërtuara për kthyerit, Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve ka thënë se kjo dukuri është çështje që duhet hetuar nga policia. Duke pohuar se kthimi i njerëzve është çështje individuale, kjo ministri nuk ka një përgjigje pse nuk ka asnjë të kthyer në Maxhunaj.
Ndërkohë, Avni Zaiti zëdhënës i policisë në rajonin e Mitrovicës, ka thënë se sa i përket sigurisë ajo është e mjaftueshme, por janë vetë serbët që nuk duan të kthehen./KK