“Serbët kanë marrë vendim me suspendu jetën e tyre në Veri” – gazetari serb flet për InDoks - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Serbët kanë marrë vendim me suspendu jetën e tyre në Veri” – gazetari serb flet për InDoks

    Insajderi
    18 December 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari serb në Kosovë, Branislav Kërstiq ka folur për situatën e krijuar në veri të vendit, tash e një kohë.

    Në InDoks të Gazetës Insajderi, Kërstiq ka thënë shprehimisht se “Serbët kanë marrë vendim me suspendu jetën e vet”, duke nënvizuar se jeta atje është bërë shumë e vështirë.

     “Jam duke folur jo si gazetar por si është mendimi i qytetarëve të zakonshëm në veri. Në veri e kemi barrikadat tash për tash, shumica e njerëzve janë të obliguar, jam duke folur për ata të cilët janë nën buxhet të shtetit të Serbisë, janë të obliguar me qenë atje. Shkollat nuk janë duke punu, kafitaritë nuk janë duke punu. Barnatoret edhe shitoret për ushqime janë duke punuar por çfarë është kjo jetë. Serbët e kanë marrë vendim me suspendu jetën e vet, me suspendu jetën e qytetarëve në veri që dmth një gjendje shumë shumë e keq dhe e vështirë”, ka thënë Kërrstiq për InDoks.

    Ai madje ndau me InDoks edhe eksperiencën personale, duke pohuar se vajza e telefon për ta pyetur nëse është e sigurt të dalë në rrugë.

    “Paramendo në qoftë se jeni babai i tre fëmijëve e ki në çdo 1 orë disa shokë bomba, fëmijët nuk janë duke shkuar nëpër shkolla, e ki një situatë – nuk jemi në luftë por është e jashtëzakonshme situata. Para se të vija në intervistë me ty, më telefonoi çika ime dhe më pyeti, babi a është e sigurt me dal unë me shoqe me shëtit nëpër rrugë. Tash, si baba je diku pak i rezervuar edhe përgjigja është me siguri në duam jetën, dil çika ime, lirisht dil në rrugë jetën duhet vazhduar”, tha gazetari.

    Veriu i Kosovës aktualisht është i bllokuar. Barrikada. Mbyllje e institucioneve arsimore. Mbyllje pothuajse e tërësishme e lokaleve të gastronomisë. Sikur dikur në pikun e pandemisë Covid-19. Atë kohë barteshin maskat kundër virusit, tash pjesëtarët e Mbrojtës Civile bartin maska të tjera.

    Kush e drejton këtë grup? Si funksionon ai? Si furnizohet me armë, me të cilat dyshohet se po ky grup ka sulmuar disa herë pjesëtarët e Policisë së Kosovës? Janë vetëm disa pyetje për të cilat autoritete e zbatimit të ligjit në vend ende nuk japin përgjigje.

    Një gjë që e ka mësuar InDoks nga burime të vetat gjatë realizimit të këtij episodi është që organizata Mbrojtja Civile më nuk udhëhiqet nga ish-drejtuesit e strukturave paralele që vite më parë ishin futur në institucionet kosovare me marrëveshje politike.

    Emisioni i plotë: Kur fryn Veriu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark