Serbët nuk duan targa tjera, vendimin e qeverisë Kurti e quajnë të dhunshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serbët nuk duan targa tjera, vendimin e qeverisë Kurti e quajnë të dhunshëm

    Insajderi
    31 October 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimin e qeverisë së Kosovës për targat, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur jo legjitim.

    Sipas Petkoviq, ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjet që janë bërë. Ndërkohë, ai shtoi se për këtë duhet të reagojë edhe bashkësia ndërkombëtare, përcjell Insajderi.

    “Kemi parë njoftime edhe nga Uashingtoni edhe nga Brukseli, por duhet të shohim veprime konkrete”, theksoi Petkoviq.

    Tutje, ai tha se vendimi i Albin Kurtit për riregjistrim është i paligjshëm dhe i dhunshëm.

    “Kjo nënkupton që serbët që kanë targa KM tani duhet të riregjistrojnë veturat e tyre me të ashtuquajturat targa RKS. Kjo është absolutisht në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që kemi negociuar në vitin 2011 dhe 2016″, thotë Petkoviq.

    Petkoviq ka shtuar se serbët në Kosovë, nuk duan targa të tjera.

    “Këto janë targa të lëshuara nga Republika e Serbisë, ata nuk duan targa të tjera sepse Kurti por edhe ata që mbështesin të ashtuquajturën Kosovë të pavarur duhet të kuptojnë se serbët në Kosovë ndjehen si qytetarë të Republikës së Serbisë dhe jo dikush ka të drejtë t’i anulojë targat tona serbe, sepse në fakt është qëllimi dhe plani i vërtetë i Albin Kurtit për ta shtyrë ekzistencën e shtetit të Serbisë jashtë territorit të Kosovës dhe qëllimi përfundimtar është dëbimi i popullit tonë”, ka theksuar Petkoviq. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark