![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Sot gjatë ditës janë paralajmëruar protesta në Serbi, përkatësisht në zonën afër pikë-kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë.
Forcat policore janë në numër të shtuar si nga ana e kufirit të Kosovës ashtu edhe nga ana e kufirit serb.
Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në afërsi të kësaj pike kufitare po qëndrojnë edhe automjete të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, si dhe Karabinierët.
Sipas RTK-së, patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë – kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.