×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Serbët pas Xhakës e Shaqirit, kapen edhe me kroatët! Kjo është arsyeja

    Insajderi
    05 December 2022 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia po kalon ditët e errëta, ditët e turpit, të tronditur nga goli i Xherdan Shaqirit dhe humbja me rezultat 3:2 nga Zvicra, i ka dërguar në shtëpi. 

    Serbët pas Xhakës e Shaqirit, kapen edhe me kroatët! 

    Serbia është e mërzitur për faktin se Kroacia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, po ashtu me Zvicrën që ka dy shqiptarë: kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. 

    “Nuk pamë futboll tepër interesant në fushë, ndërsa në tribunë tifozët kroatë tërhoqën vëmendjen për shkak të flamujve të tyre me stemën e ustashëve.

    Fotoreporterët regjistruan tifozët kroatë duke u gëzuar për golin e Ivan Perishiçit dhe me atë rast shpalosën një flamur, simbol i stemës së ustashëve, që ka qenë dikur në kohën e NDH-së, në kohën e shtetit ustash”, shkarravit media serbe “Kurir”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark