Insajderi
Lajme

Serbi 50-vjeçar dënohet për përdhunim dhe ngacmim seksual të dy djemve në Cyrih

Insajderi
08 December 2025 - 17:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Serbi 50-vjeçar dënohet për përdhunim dhe ngacmim seksual të dy djemve në Cyrih
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 50-vjeçar me shtetësi serbe është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Cyrih me 27 muaj burg dhe me shtatë vite dëbim nga Zvicra. Ai u shpall fajtor për përdhunimin e një të riu rreth 20 vjeç dhe për ngacmimin seksual të një 15-vjeçari, raportoi “Tages-Anzeiger”.

Sipas aktakuzës, në korrik të vitit 2024, i pandehuri e kishte joshur të riun në makinën e tij, e kishte çuar në një zonë të izoluar dhe e kishte detyruar në akte seksuale. Para abuzimit, ai i kishte kërkuar viktimës të pinte një shishe uiski. Gjykata konstatoi se burri i kishte hequr pantallonat të riut të dehur dhe e kishte detyruar në marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të tij.

I akuzuari i mohoi akuzat, duke pretenduar se kishte pasur marrëdhënie konsensuale me të riun dhe një prostitutë në një bordel, gjë që sipas tij shpjegonte gjetjet e ADN-së. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë version.

Në një rast të dytë, burri akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një praktikant 15-vjeçar në kompaninë e tij të zhvendosjes. Edhe këtë vepër ai e mohoi, por gjykatësit i konsideruan dëshmitë e viktimave si të besueshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark