Serbi që u arrestua gabimisht në Ranillug akuzon Policinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi që u arrestua gabimisht në Ranillug akuzon Policinë e Kosovës

    Insajderi
    28 February 2017 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dragan Stojanoviq nga Panqeva e komunës së Ranillugut, i cili është arrestuar gabimisht nga Policia e Kosovës të premten, ka akuzuar sot Policinë e Kosovës.

    I arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë, Stojanoviq ishte liruar më pas sepse u bë e ditur se ishte ngatërruar me një person tjetër, me emër të njëjtë.

    Stojanoviq akuzon Komandantin e policisë në Kamenicë, se nuk ishte treguar korrekt me familjarët e tij kur ishte arrestuar.

    “Ai i ka thënë babit tim nuk e kam parë Draganin, dhe nuk kam qenë kur është arrestuar ai”, ka thënë Dragan Stojanoviq për Klan Kosovën.

    Qytetari serb i Kosovës ka thënë se EULEX e ka bërë gabimin, pasi sipas tij, ky institucion ka ngatërruar të dhënat e tij me një serb tjetër. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark