Insajderi
Lajme

“Serbi, Serbi t’q*…”, një person largohet nga skena e vendosur në protestën në Shkup

Insajderi
13 December 2025 - 13:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Serbi, Serbi t’q*…”, një person largohet nga skena e vendosur në protestën në Shkup
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Shkup po zhvillohet një protestë e organizuar nga organizatat e veteranëve, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Pjesëmarrësit kanë mbërritur në sheshin “Skënderbeu” me flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole mbështetëse, ndërsa atmosfera është karakterizuar nga thirrje patriotike dhe fjalime nga përfaqësues të ndryshëm të organizatave.

Gjatë protestës, nuk kanë munguar incidentet. Nga skena është dëgjuar thirrja “Serbi, serbi…”, e cila ka nxitur reagime dhe ka bërë që një person të largohet nga bina e vendosur në shesh.

Ky është tubimi i pestë i këtij lloji, pas atyre të zhvilluara më parë në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë, duke vijuar një seri protestash në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark