Insajderi
Lajme

Serbia arreston në kufirin me Hungarinë një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Insajderi
02 August 2026 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Serbia arreston në kufirin me Hungarinë një të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se më 2 gusht në pikëkalimin kufitar në Horgosh, në kufi me Hungarinë, është arrestuar një person me inicialet M.M., i lindur në vitin 1981.

Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari, më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, dyshohet se kishte kryer krime lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S.

Arrestimi është kryer nga pjesëtarë të Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Policinë Kufitare.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa më pas pritet të dërgohet, së bashku me kallëzimin penal, në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark