“Qeveria e Serbisë ka vendosur të tërheq vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi”, ka deklaruar mbrëmë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikolla Sellakoviq.
Në një konferencën për shtyp, Bërnabiq ka pretenduar se një vendim i tillë ishte marrë me iniciativë të Vuçiqit, dhe “pas konsultimeve me serbët nga Mali i Zi”.
Ajo ka thënë se Vuçiq i kërkoi Qeverisë të ta rishqyrtojë vendimin e të shtunës, i cili u mor pasi Mali i Zi deklaroi ambasadorin serb Vlladimir Bozhoviq person të padëshirueshëm dhe se ajo dhe Sellakoviq iu bindën atij, duke tërhequr vendimin “si një akt të vullnetit të mirë”. Siç pretendoi ajo, Vuçiq u bëri atyre “thirrje” që të konsultohen rreth vendimit që Millosheviqi duhet të largohet nga Serbia brenda 72 orëve, i cili u miratua si masë reciproke ndaj vendimit të Malit të Zi që ta dëbojë ambasadorin serb./Insajderi.org.