×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Serbia dërgon një amandament ku kërkon shtyrjen e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    15 April 2024 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deri më tani janë dorëzuar 15 amendamente në tekstin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili nesër do të debatohet nga deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE’së.

    Amendamenti i nëntë i delegacionit serb ndryshon tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës, sipas Danas, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Prandaj Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se beson se me përpjekjet e Francës, vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet më 16 maj në mbledhjen e Komitetit të Ministrave. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark