×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia dhe Mali i Zi prijnë në listën zyrtare të ECDC-së për 14 ditët e fundit, ja ku renditen Kosova dhe Shqipëria

    Insajderi
    07 December 2020 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia dhe Mali i Zi janë në krye të tabelës së ECDC-së, sa i përket rasteve me COVID-19, gjatë 14 ditëve të fundit.

    Emisioni i Indoks:

    Në një statistikë të fundit të publikuar për 100 mijë banorë Serbia ka shënuar 1396 raste me Covid-19 ndërsa Mali i Zi 1204.

    Sipas një shkrimi të publikuar në Twitter, nga analisti Adi Cermagic, thotë se sipas kësaj statistike Serbia ka regjistruar pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të saj me Covid-19, në këto 14 ditë të fundit.

    “Pra, si mund të krahasohet #WB6 me # EU27 në një numër kumulativ të rasteve për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit?”, ka shkruar ai.

    Në këtë listë të përditësuar dje më 6 dhjetor, Kosova dhe Shqipërua janë nën mesataren e EU-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark