×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman” – Konjufca gjen arsyen e vërtetë pse Vuçiq orkestroi aktet në veri

    Insajderi
    07 November 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krye parlamanetari Galuk Konjufca, sot përmes një konference për media ka deklaruar se arsyeja e vërtetë e orkestrimeve të akteve në veri të vendit është se Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman.

    Sipas Konjufcës, Aleksandër Vuçiq nuk është i interesuar për arritje të marrëveshjes me dialog, për këtë edhe ka ardhur edhe refuzimi i institucioneve të Kosovës nga serbët e Lista Serbe, shkruan Insajderi.

    “Përpjekja e Vuçiqit e përkthyer politikisht, unë mendoj që ka filluar pikërisht me ditën e djeshme vetëm për një arsye. Mendoj që arsyeja e vërtetë e orkestrimit të këtyre akteve është me mbulu atë që ka qenë thelbësore që ka qenë në ditën e djeshëm e që është se Republika e Serbisë, zyrtarisht e ka refuzuar planin franko-gjerman”, tha Konjufca.

    Sipas krye parlamentarit Konjufca, Serbisë i duhet një fazë e re politike, dhe me situatën në veri është munduar të imponoj fakte të reja.

    Unë mendoj që të gjitha këto Serbia po i orkestron për me fillu një fazë të re politike në Kosovë. Refuzim i planit për normalizim të marrëdhënieve që është propozuar, dhe përpjekje për të kontrolluar një pjesë të territorit të Kosovës, edhe pastaj me imponuar fakte të reja në terren, për të cilat pas republika e Kosovës të dorëzohet. Ne i sigurojmë qytetarët e Kosovës që kjo nuk do të ndodhë”, tha Konjufca.

    Konjufca tha më tej, se pasi që Vuçiqi e ka kuptuar se Asocicaionin me kompetenca nuk mund ta realizoj përmes dialogut e planit franko-gjerman, shkroi në refuzim të institucioneve.

    “Republika e Serbisë e ka refuzuar planin franko-gjerman. Është munduar të realizojë planin për Asociacion me kompetenca ekzekutive, e ka kuptuar që nuk mund ta realizojë me dialog e me planin franko-gjerman. Refuzimi i institucioneve është Plani B i Serbisë. Do të dështojë edhe plani B”, tha Konjufca. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark