Serbia insiston: Do ta arrestojmë Hashim Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia insiston: Do ta arrestojmë Hashim Thaçin

    Insajderi
    01 June 2016 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse këtë urdhër-arrest Ministria e Drejtësisë e ka dërguar në Interpol, kjo organizatë ndërkombëtare, sqaron Petroviq, sipas Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme në rrethana të caktuara mund ta pezullojë atë.

    Kjo ka ndodhur sepse Kosovën, të cilën shumë shtete anëtarë të Interpolit e pranojnë si shtet, kanë shfaqur protestë për shkak të shtetasve të tyre, njofton lajmi.net.

    “Në rastin e Thaçit nuk ka pasur ‘urdhër-arrest të kuq’, me anë të së cilit do të arrestohet në cilindo vend, kështu që pa të secili shtet sillet sipas gjykimit të tyre. Kjo do të thotë se ai edhe në ndonjë vend tjetër, përveç neve do të mund të arrestohej”, ka thënë Petroviq.

    Ai përmend shembullin e Britanisë së Madh e e cila zbaton vetëm urdhër-arrestet që kanë të bëjnë me konfliktet e armatosura ndërkombëtare e jo të brendshme.

    Pyetja në lidhje me urdhër-arrestin ndërkombëtar për Thaçin është aktualizuar për shkak të shkuarjes së tij në Sarajevë në samitin “Brdo-Brioni” javën e kaluar pas së cilës ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Dragan Mektiq ka thënë se shërbimet e sigurisë së Bosnjës nga selia e Interpolit ka marrë informata se urdhër-arresti për Thaçin është anuluar. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark