Insajderi
Lajme

Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës, Daçiq: Do të arrestohet sapo…

Insajderi
24 May 2025 - 16:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet serbe kanë lëshuar një fletarrestim për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident të ndodhur më 23 maj në Mitrovicën e Veriut, ku një maturant serb dyshohet se është ndaluar nga një polic i Kosovës gjatë festimeve të maturës.

Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili deklaroi se “polici i Kosovës, Dylot Brahimi, do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për autoritetet serbe”. Ai theksoi se nuk do të ketë parashkrim për këtë veprim, shkruan REL.

Incidenti ndodhi në qendër të Mitrovicës së Veriut, gjatë një parade të maturantëve serbë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një maturant duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të një kafeneje, ndërsa nga brenda saj një qytetar dyshohet se po bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, që përfaqëson flamurin kombëtar shqiptar.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e mbrojti reagimin e policit, duke thënë se ai veproi “në mënyrë profesionale” për të parandaluar përshkallëzimin e situatës pas brohoritjeve nacionaliste dhe provokimeve, si “Kosova është zemra e Serbisë”, të bërtitura nga disa maturantë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark