×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia me letër propagandistike kundër avancimit të Kosovës në NATO

    Insajderi
    25 May 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të kësaj organizat.

    Për avancimin e Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate, kundër është shprehur Serbia.

    Kryetarja e kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq ka dërguar një letër ankese krerëve të të gjithë delegacioneve të anëtarëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

    Siç shkruan Tanjug në letrën e Bërnabiqit, shkruhet se avancimi i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s nga anëtar vëzhguese në anëtar të asociuar të kësaj organizate “do të ishte një shpërblim për dhunën kundër serbëve”.

    “Serbia shpreh kundërshtimin e saj të fortë ndaj mundësisë që Kuvendit të Kosovës t’i jepet statusi i një anëtari të asociuar, ndërsa ne përgjithësisht mirëpresim përpjekjet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të përmirësuar dialogun, për t’i forcuar partneritetet dhe për të rritur numrin e partnerëve me të cilët bashkëpunon. Megjithatë, dëshiroj të kujtoj se kjo është një çështje veçanërisht delikate që kërkon një shqyrtim shumë të kujdesshëm, duke pasur parasysh pasojat e mundshme negative politike dhe të sigurisë më gjerësisht”, thuhet në letër.

    Në letër, ndër tjerash, Bërnabiq u ankua se serbët në Kosovë po diskriminohen.

    Sipas saj, kushtet në Kosovë kanë rezultuar në largimin e më shumë se 15 për qind të popullsisë serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark