Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur 20 persona nga pasojat e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 1.009, ka publikuar Ministria serbe e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të fundit, në Serbi janë testuar 11.527 persona dhe janë regjistruar 3.482 infektime të reja me koronavirus.
Në respiratorë gjenden 164 pacientë. Në Serbi prej fillimit të epidemisë zyrtarisht janë konfirmuar 84.568 raste të infektimeve./Insajderi.org.