×
  • Sport
  • Sport

    UEFA merr vendim, ndëshkon rëndë Serbinë për ndeshjet me Zvicrën e Danimarkën

    Insajderi
    12 December 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA ka dënuar Federatën serbe të futbollit për shkelje të shumta në ndeshjen Zvicër–Serbi, të zhvilluar më 15 nëntor.

    Federata serbe u dënua me 8250 euro për ndezje të fishekzjarrëve nga tifozët serbë derisa me 5000 euro u dênua për dëmtime në stadium.

    Por jo vetëm kaq.

    25 mijë euro gjobë janë për transmetim të mesazheve që nuk janë të përshtatshme për ngjarje sportive;

    31 mijë e 500 euro për hedhje të gjësendeve në fushë të lojës nga tifozët serbë.

    Ndërsa për thirrje raciste dhe diskriminuese të tifozëve serbë, federata serbe është gjobitur me 50 mijë euro.

    Përveç dënimeve në para, Federata është ndëshkuar edhe duke iu ndaluar shitja e biletave për tifozët e saj për dy ndeshjet e ardhshme në garat e UEFA-s si mysafire.

    Në të njejtën kohë, Serbisë i janë bërë tri paralajmërime për shkelje më të vogla.

    Dënimet e sipërpërmendura kanë të bëjnë vetëm me ndeshjen Serbi-Zvicër. Ndërsa Federata serbe u dënua edhe për shkelje në ndeshjen Serbi–Danimarkë, të zhvilluar më 18 nëntor.

    10 mijë euro për hyrje të tifozëve në fushën e lojës;

    3250 për fishekzjarrë;

    Aktivizim i dënimit me kusht për mbylljen e një pjese të stadiumit, prej 4000 vendeve, në ndeshjen e ardhshme si vendëse;

    40 mijë euro të tjera dhe mbylljen e një pjese të stadiumit, prej 8000 vendeve, për një ndeshje shtesë në garat e UEFA-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark