Insajderi
Lajme

‘Serbia në rrezik’, ekonomisti austriak me kërkesë për BE-në

Insajderi
09 April 2022 - 14:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Serbia në rrezik’, ekonomisti austriak me kërkesë për BE-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekonomisti austriak,  Gunther Fehlinger nuk është lejuar të futet në kufirin serb.

Austriaku, ka kërkuar nga BE-ja që t’ia heq statusin e vendit kandidat Serbisë, pasi s’është lejuar të hyjë në territorin serb.

Fehlinger ka shkruar në Twitter se s’është lejuar të hyjë në Serbi pasi është kritik i politikave pro ruse të presidentit Aleksander Vuçiq.

“Nëse nuk më lejon të hyjë në Serbi, si qytetar austriak dhe qytetar i BE-së, vetëm pse e kritikoj politikën tënde pro-ruse dhe mungesën e vullentit tuaj evropian për paqen, më bën me dije që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani”, ka shkruar Fehlinger.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark