Serbia nesër me mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, Vuçiq shqyrton plan reagimi ndaj presionit për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Serbia nesër me mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, Vuçiq shqyrton plan reagimi ndaj presionit për Kosovën

    Insajderi
    03 April 2024 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do të jetë pjesë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, planifikuar të nis në ora 10.00.

    Sipas Novostit, në këtë mbledhje në formatin më të gjerë të saj, ”do të shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit për Kosovën”, transmeton klankosova.tv.

    Përveç Vuçiqit, në këtë mbledhje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministra, njerëz kyç të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive publike serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark