×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia nuk respekton afatin: Nuk njeh ende diplomat e Kosovës

    Insajderi
    07 March 2016 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende nuk ka filluar njohja e diplomave universitare të Republikës së Kosovës në Serbi, ani pse sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ishte paraparë që kjo të fillojë nga data 1 mars.

    Zejni Fejzullahu, përfaqësues i Komisionit për Arsim të lartë në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, ka thënë se problem mbetet hapja e zyrës ndërmjetëse të Asociacionit të Universiteteve Evropiane  në Prishtinë, e cila do të verifikonte diplomat sepse Serbia tashmë ka sjell Ligjin për kushtet e veçanta të njohjes së diplomave nga Kosova, njofton RTK.

    Nga ana tjetër deputeti i deritashëm në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, shprehet pesimist në seriozitetin e Serbisë për jetësimin e kësaj marrëveshjeje, shkruan mediumi publik i Kosovës.

    Mosnjohja e diplomave ka shkaktuar edhe largimin e shumë të rinjve nga kjo zone.

    Por janë qindra të diplomuar në Universitetet e Republikës së Kosovës, të cilët presin njohjen e diplomave të tyre nga Serbia./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark