Shteti serb do të duhet të kursejë edhe këtë vit nëse do që të pakësoj borxhin të cilin e ka trashëguar nga lideri i ish-Jugosllavisë.
Qeveria serbe ka vendosur që të paguaj 300 milionë euro borxhe të vjetra që nga koha e Titos, të cilat Beogradi duhet t’i paguajë. Në atë kohë kryeministri i Jugosllavisë ishte Veselin Gjuranoviç.
Gazeta “Blic”, ka raportuar se ky pagim i borxhit është barra më e madhe kreditore që Serbia sivjet duhet ta kthejë, rreth 289.2 milion euro.
Kreditë, Serbia duhet t’iu kthejë klubeve të Parisit e të Londrës, Bankës Botërore dhe asaj Investuese Evropiane. Shuma e përgjithshme është 8.8 miliardë euro. Borxhi më i madh duhet t’i kthehet Klubit të Parisit 103.6 milion euro, Bankës Botërore 74.7 milion euro, Klubit të Londrës 58.8 milion euro dhe Bashkimit Evropian 44.7 milion euro. Borxhi publik i Serbisë aktualisht është 24.8 miliardë euro.