Serbia pretendon se Policia ka arrestuar dhe e ka keqtrajtuar një doktor në Jarinje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serbia pretendon se Policia ka arrestuar dhe e ka keqtrajtuar një doktor në Jarinje

    Insajderi
    07 April 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ashtuquajtura Zyrë e Serbisë për Kosovën po pretendon se Policia e Kosovës e ka ndaluar një doktor në Jarinje dhe se i njëjti është keqtrajtuar.

    “Kosovo-Online” ka cituar komunikatën e lëshuar nga kjo zyrë ku thuhet se i njëjti po udhëtonte me disa fëmijë për një pagëzim familjar.

    “Anëtarë të Policisë së Kosovës e kanë ndalur atë për shkak të mungesës së dokumenteve për fëmijët, i kanë larguar fëmijët nga vetura dhe e kanë keqtrajtuar Todoroviqin në prani të tyre, dhe kur i ka kundërshtuar, është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, raportohet se kjo zyrë e ka angazhuar një avokat për qytetarin e arrestuar.

    “Është një situatë tjetër ku në baza ditore Policia e Kosovës kërkon arsye dhe justifikime për të keqtrajtuar e për të mbajtur serbët, dhe çështja e Todofroviqit është se ai e përjetoi këtë në prani të tre fëmijëve të tij në mosha 12, tetë dhe pesë vjeçare”, bëhet e ditur tutje.

    Policia ende nuk ka folur për këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    31 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark