Ministrja e Administratës shtetërore dhe Pushtetit Lokal të Serbisë, Marija Obradoviq, ka thënë sot se e ka refuzuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj, të shpallet “qytetar nderi” nga kjo komunë.
Obradoviq gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ku ka treguar se e ka nënshkruar vendimin për refuzimin e kërkesës.
Sipas saj, një person që paraqitet hapur kundër Serbisë, nuk mund të jetë një qytetar nderi në një nga komunat në vend.