Serbia shteti i dytë më i armatosur në botë  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Serbia shteti i dytë më i armatosur në botë 

    Insajderi
    01 November 2016 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Nga një hulumtimi i bërë nga gazeta prestigjioze “The Telegraph”, ka dalë që Serbia është vendi i dytë  më i armatosur në botë.

    Serbia qëndron në këtë renditje pasi që ka numër të madh të armëve pë kokë banori,  75,6 copë armë në 100 banorë gjatë këtij viti krahasuar me vitin e kaluar kur numri i tyre ishte 58.2 armë në 100 banorë.

    “Ky numër i madh i armëve të zjarrit është si pasojë e zhbërjes së Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, të luftërave të mëvonshme, si dhe të ligjeve mbi armët që konsiderohen liberale në krahasim me standardet europiane”, shkruan “The Telegraph”.

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara tw Amerikws,  renditen në vendin e parë me 112,6 copë armë në 100 banorë.

    Pas këtyre dy shteteve vjen Jemeni, Zvicra dhe Qipro.

    Maqedonia zë vendin e 20-të, kurse Mali i Zi të 21-tin, me 24,1 përkatësisht 23,1 copë armë për 100 banorë, Kroacia ndodhet në vendin e 25 më 21,7 copë armë, ndërsa Sllovenia me 13,5 copë armë në 100 banorë ndodhet në vendin e 45-të. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark