×
  • Sport
  • Sport

    Serbia vazhdon të përballet me presionin: Gazetari polak e pyet trajnerit për luftën Rusi-Ukrainë, ky është reagimi i tij

    Insajderi
    01 December 2022 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia tashmë është në qendër të vëmendjes në Kupën e Botës kjo pasi cilësohet si vendi i vetëm që vazhdon ta përkrah Rusinë dhe ruan marëdhëniet më të pavarësisht agresionit të saj në Ukrainë.

    Sot ë konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Zvicrës, traneri Dragan Stojkoviq është përballur me presion të madh.

    Gazetari polak Dariusz Faron e anashkaloi temën e konferencës dhe i bëri një pyetje lidhur me luftën në Ukrainë.

    “Pyetja ime ka të bëjë me tifozët serbë që mbështesin hapur Rusinë. Meqenëse ne e dimë qartë se Rusia po vret njerëz të pafajshëm në Ukrainë, a jeni dakord me faktin se është një turp i madh dhe cili është mendimi juaj për këtë çështje, a mbështesin Rusinë”, pyeti Faron.

    Edhe në këtë situatë si në rastin epër kur u pyet nga gazetari amerikan për skanbdalin me flamyri në zhveshtore kur fyen Kosovë, ka ndërhurë zëdhënësi duke mos lejuar të përgjigjet.

    “Kërkojmë falje, por trajneri dhe futbollisti nuk do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Nëse keni një pyetje në lidhje me ndeshjen e nesërme, është në rregull, por jo kjo “, tha zëdhënësi i klubit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark